Denoncimi i LSI vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës
Të gjitha kompanitë celulare në vend kanë vendosur të rrisin çmimet e shërbimeve telefonike pa dhënë shpjegime dhe pa argumentuar kostot që u shtohen qytetarëve.
Ky vendim nuk është kundërshtuar nga institucionet e qeverisë dhe është kaluar si diçka e zakonshme.
Vetëm dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili denoncoi publikisht vendimin dhe kërkoi nga institucionet, duke respektuar ligjet dhe lirinë e biznesit privatë, të ndërhynte dhe të jepte shpjegime për rritjen e çmimeve.
Pas denoncimit të Vasilit, Autoriteti i Konkurrencës është vënë në lëvizje vetëm sot duke marrë një vendim për pezullimin e rritjes së çmimeve.
KOHA JONË SONDAZH

