Denoncimi i pazakonshëm: Policia me grabiti rakinë, turshitë dhe reçelin

Nje denoncim i pazakonte është bere ne Elbasan ndaj policisë. Ramazan Rreshka akuzon uniformat blu se i kane grabitur rakinë, turshitë, reçelin e specat djegës. Rreshka pretendon se janë rreth 400 litra raki që janë marrë nga disa efektivë.

70- vjeçari thotë se rreth orës 12 pas mesnatës policët hyjnë në shtëpinë e tij pa autorizim dhe me dhunë.

Ai i është drejtuar me nje ankese Drejtorisë së Elbasanit, por nuk ka marrë përgjigje. Ramazan Rreshka deklaron se policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe ka ndaluar vajzën si dhe dhëndrin, por pa dhënë sqarime mbi motivet. Nga ana tjetër, polica konfirmon se kontrolli ka qenë i ligjshëm dhe po verifikohet origjina e mallit pasi dyshohet se ka hyre kontrabande./VizionPlus

SHKARKO APP