Denoncimi i PD në Kukës: Po ushtrohet presion ndaj administratës për të votuar
Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka denoncuar Partinë Socialiste se po ushtron presion ndaj administratës për të votuar. Në një deklaratë për mediat, kreu i degës së PD në Kukës, Arif Rexhmati, tha se deri në këto momente pjesëmarrja në votime është 1.5%
Sipas tij, qytetarët po tregojnë hapur që e kanë braktisur Rilindjen. Ai tha gjithashtu se po ushtrohet presion tek mjekët e infermierët që të shkojnë të votojnë.
Arif Rexhmati paralajmëroi se shumë shpejt dega e PD do të bëjë publike denoncime se si po ushtrohet presion tek qytetarët. Dega e PS në Kukës është kundërpërgjigjur duke mohuar akuzat se punonjësit e spitaleve kanë braktisur vendet e punës e jane vendosur në krye të komisioneve.
Kreu i PS në këtë qytet, Azem Elezi, gjithashtu mohoi pretendimet për pjesëmarrje të ulët në votime.
Sipas tij, përqindja e votuesve deri tani është 12%, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të mos i bojkotojnë zgjedhjet.
KOHA JONË SONDAZH

