Denoncimi i PD: Rama i jep Gjicit 37 milionë dollarë nga fondi i rindërtimit

Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet një video zhvatjen që po i bën Rama qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, duke i dhënë paratë e ndërtimit njerëzve pranë tij si në rastin e Safet Gjicit, ku I ka dhënë 37 milionë dollarë.

‘Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 milion dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, një bashkimi shoqërish të drejtuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici.

Sipas Telitit, ‘Ramës i intereson thjesht dhe vetëm Rama. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?