Denoncimi i Priftit: Firma ndërkombëtare në Elbasan ka futur mik për të lidhur dritat

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora tha se në qytetin e Elbasanit, një firmë e re ndërkombëtare ka pasur probleme në lidhjen e dritave.

Sipas tij firmës i është dashur të fusë mik për lidhjen dhe më pas edhe për pagesën e tyre.

Rezart Prifti: Në firma që janë në Elbasan ka futur mik investitori ndërkombëtar për të marrë dritat. Baza fare, jo më licencat. Pasi i mori dritat nuk i vijnë faturat dhe ka futur prap mik për të paguar faturat dhe bëhet fjalë këtë vit. Është një kompani e re. Nëse do definoni diplomacinë ekonomike akademi do definonim përdorjen e aftësive diplomatike në dhe instrumentave ekonomikë për të shtyrë axhendën ekonomike të një shteti që ka 3 objektiva kryesore:

1- Prodhimi i tregëtisë dhe biznesit të brendshëm

2- Thithja e investimeve

3- Ndikimi që ka shteti përkatës në bërjen e rregullave të tregëtisë.

Po ta marrim përkufizimin nga fillimi, aftësitë diplomatike. Çfarë aftësish diplomatike ne nuk kemi shkollë diplomacie. Ne nuk i kemi aftësitë diplomatike. Edhe atë diplomaci hierarkike që kishim ne e hoqëm dhe e zëvendësuam me të rinj komplet dhe kjo nuk bëhej në diplomaci. Mund ta bësh në çdo lloj gjëje që ti promovosh të rinjtë, por në diplomaci ka hierarki.

Çfarë instrumentash ekonomikë ka ky shteti jonë. Shtet i fuqishëm do të thotë ekonomi e fuqishme.

Ekopolitikë - Denoncimi i Priftit: Firma ndërkombëtare në Elbasan ka futur mik për të lidhur dritat

SHKARKO APP