Denoncimi i qytetarit nga Shijaku: Kam frikë me e prit dimrin në këtë shtëpi. Të vijë një furtunë e madhe…
Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Shijaku, shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit (sot një vit më parë).
Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti ishte në Shijak në fshatin Shahinaj dhe ka ndjekur nga afër shqetësimin e qytetarit.
Shahini thotë se “në vlerësimin e parë, inxhinierët e kishin nxjerrë për shembje, ndërsa në vlerësimin e dytë i kanë thënë që është për DS3”.
Në diskutimin me Telitin, ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit, duke shtuar se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.
Denoncimi:
Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.
Dorian Teliti: Pra, s’t’i kanë dhënë lekët që të takojnë?
Shpëtim Shahini: Jo s’i kanë dhënë!
Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?
Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!
Dorian Teliti: Taksat që ti ke?
Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin.
Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?
Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.
Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është…
Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.
Dorian Teliti: Këtu fle djali?!
Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë.
Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?
Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.
Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?
Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.