Denoncimi: “Më ka ikur e dashura nga shtëpia”

“Dori ktheu ti” nuk është vetëm një reklamë… Një i ri ka kallëzuar në polici se bashkëjetuesja e tij, 18-vjeçare i ka ikur nga shtëpia ditën e mërkurë dhe pas kësaj dite nuk ka mundur ta gjejë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku policia me të marrë këtë informacion, ka nisur kërkimet për ta gjetur.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Korçës thuhe: “Më datë 09. 09. 2015, shtetasi Gj. P., vjeç 25, banues në lagjen 10 Korçë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e tij, shtetasja Xh. Sh., vjeç 18”.

Po të njëjtat burime thonë se, nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj. MAPO

SHKARKO APP