Denoncimi në Sarandë: Autobusë falas dhe 5 mijë lekë dietë për takimin me Ramën në Vlorë

Nga qytetet e Jugut vijë raportime për një pjesëmarrje të detyruar të punonjësve të administratës në mitingun e Edi Ramës në Vlorë.

Pro veç nëpunësve që kërcënohen nga drejtuesit, organizatorët duket se kanë gjetur dhe një mënyrë tjetër për të mbushur sheshin. Media “Saranda Web” raporton se pjesëmarrësve nga Saranda u janë siguruar autobusë falas si dhe një shpërblim prej pesë mijë lekësh në formë diete.

Mëngjesin e së shtunës në orën 05:30 rreth 1000 persona pritet të nisen nga Saranda drejt Vlorës për të qenë prezentë në Sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Nisja do të jetë e organizuar me autobusa, të cilët do të jenë falas për të gjithë. Por përvec autobusave falas,  pjesmarrësve në këtë udhëtim do tu jepet në formën e dietës ushqimore edhe një shumë të hollash në vlerën e 500 lekëve të rinj ose rreth 4 euro”, raporton media lokale “Saranda Web”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?