Denoncimi nga Alimehmeti: Uzina e Autotraktorëve nga çerdhe e parqe në fabrikë armësh

PD denoncoi atë që quan uzurpim të Bashkisë së Tiranës. Ilir Alimehmeti që drejton këshilltarët bashkiakë të PD, mori si shembull rastin e ish-uzinës së autotraktorëve, pronë në varësi të Bashkisë prej vitit 2017 për të realizuar veprimtari social-kulturore e sportive, e cila sipas tij po rrëmbehet nga Qeveria për të ngritur një fabrikë armësh e municionesh.

”Çfarë bëri Bashkia Tiranë këto 8 vite? Asgjë? Tani, me një akt të dënueshëm rrëmbimi të kompetencave vendore, qeveria vendos marrjen e pronës së Bashkisë Tiranë dhe kalimin e saj në funksion të Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim ndërtimin e fabrikave të prodhimit të armëve dhe municioneve”, tha këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Po ashtu Alimehmeti theksoi se i vetmi organ që mund të trajtojë objektet në pronësi të Bashkisë Tiranë është Këshilli Bashkiak. ”Për qëllime ushtarake, ka mjaftueshëm objekte dhe terrene që mund të përdoren e që ndodhen në zona më të përshtatshme po brenda territorit të Bashkisë Tiranë. Por pranë njerëzve dhe në zonat e banuara është e nevojshme të ndërtojmë çerdhe, kopshte, shkolla, objekte sociale dhe fusha sportive në mbështetje të tyre dhe familjeve të tyre”, deklaroi Alimehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?