Denoncimi nga Berisha: Djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak u kap me kokainë. Arbana negocioi lirimin

Sali Berisha akuzon se djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak, Robert Domi, është një prej të arrestuarve të një operacioni policor, ku u sekuestrua 1 kg kokainë. Sipas Berishës, i cili citon burime nga “qytetari digjital”, vetë kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, ka qenë në polici duke negociuar lirimin e Domit.

”Djali i nënkryetares së Bashisë Shijak, Robert Domi kapet me 1 kg kokainë. Policia mashtron mediat, Shpresa Domin e paraqet si ish nënkryetare. Mashtrim! Bëhen përpjekje të forta për lirimin e tij! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Përshëndëtje dr. Robert Domi, djali i Shpresa Domi nenkryetares aktuale të bashkisë Shijak e dënuar edhe kjo për mashtrim me doganat, është arrestuar mbrëmë në një aksion i quajtur Three stars me 1kg kokainë. Vetë Elton Arbana ka qenë mbrëmë duke negociuar lirimin e tij pasi dyshohet se është pjesë e këtij grupi”,-shkruan Berisha.

Sipas policisë, Domi dhe dy personat e tjerë të arrestuar furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish. Përveç 30-vjeçarit, në pranga përfunduan edhe 24-vjeçari A.D dhe 27-vjeçari G.M.

SHKARKO APP