Denoncimi nga Duma: Qeveria godet më të mirët. Arsimi i politizuar

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma përmes një postimi në facebook, thotë se Shqipëria vuan e rrënohet pasi qeveria sipas saj, godet më të mirët. Duma thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ekselentë që i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës, është kriminale. ”Ajo çka është më e rëndë dhe katastrofike është që i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t’i zgjedhë po vetë Ministria)”.

Postimi i plotë

Shqipëria vuan e rrënohet së pari e mbi të gjitha sepse qeveria godet më të mirët! I godet kudo!

Kur e pyeten Saint Simon, nëse do duhej të zgjidhje të kishe qindra milionë në monedha apo njëqind më të aftët për të zhvilluar vendin, u tha: … padyshim më të aftët!

Qeveria sot i ka dhënë goditjen tjetër më të aftëve! Vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ekselentë, i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës.

Ajo çka është më e rëndë dhe katastrofike është që i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t’i zgjedhë po vetë Ministria).

Një trupë politike ka gjasa të përzgjedhë militanë dhe madje këtë qëllim ka se përndryshe nuk do të ishte politik grupi por akademike. Arsimi i politizuar jo vetëm shkretoj Shqipërinë por rrënoj shqiptarët që të gjithë po i largojnë fëmijët të studiojnë jashtë duke marrë borxh, ndërsa më të aftët në Shqipëri, Ministria e Arsimit po i godet për ti përdorur fondet për militantë e fushata!

SHKARKO APP