Denoncimi nga PD-ja e Rithemelimit, nënkryetari Boçi: Dyfishohen çmimet e referencës së pronave

N/kryetari i grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, ish-deputeti Luçiano Boçi reagoi këtë të martë për çmimet e referencës së pronave. Ai tha se PD është kundër taksimit që shton barrën fiskale të familjeve dhe bizneseve.

“Nëse po mendoni të blini një apartament në Tiranë, në varësi të zonës do tu duhet të paguani nga 5 deri në 76 përqind më shumë. Nëse aktualisht keni një apartament apo biznes në Tiranë po kaq do të rritet edhe taksa e përvitshme që do paguani. Kjo ndodh sepse janë rritur çmimet e referencës me vendim qeverie, botuar tashmë në fletoren zyrtare për 32 zonat kadastrale të Tiranës”, tha Boçi. Sipas tij, rritja e çmimeve fiskale do të sjellë automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve.

”Të njësive tregtare dhe ndërtesave të tjera, pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit. Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës mbi çmimet e referencës. Ajo që bie në sy në këtë rritje ekstreme është fakti se zonat që dikur njiheshin si të lira, si Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht etj do t’i kushtojnë qytetarit 76% më shumë ose 450 euro për metër katror”, theksoi Boçi.

SHKARKO APP