Denoncimi: Nipat e një deputeti rrahën në Tiranë një oficer policie

Nipat e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë kanë rrahur mbrëmjen e djeshme një oficer policie. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në orët e mbrëmjes. Denoncimi nuk është bërë nga policia por nga gazetari i kronikës së zezë në Report Tv, Dashamir Biçaku me një status në Facebook.

“Nipërit e një deputeti rrahën mbrëmë një oficer policie si të qe një fëmije 5 vjeç. Po prisja që sot mediat ta kishin lajm të rëndësishëm… por më duket se paskan qenë duke bërë shaka djemtë me oficerin e policisë…”, shkruan gazetari Dashamir Biçaku në profilin e tij në Facebook.

SHKARKO APP