Denoncimi për plagjiaturë që detyroi zv.ministrin e arsimit të dorëhiqet, Muka: Kopjoi 100%
Taulant Muko, një shkencëtar i panjohur për shqiptarët deri më sot, së fundi ka marrë vëmendje publike pasi denoncimi i 10 diteve me pare per plagjaturë nga zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo, perfundoi sot me doreheqje nga detyra te ketij te fundit.
Me titullin “Universiteti dhe Transferimi i Teknologjisë”, puna e paraqitur nga zëvendësministri në revistat ndërkombëtare shkencore është 100% kopje thotë Taulanti, i cili vetë ka studiuar në Harvard, Kembrixh dhe së fundmi është në krye të një ekipi kërkimor në një qendër në Zvicër ku është dhe pedagog.
“ Nuk është e vështirë të gjesh intervistat e Taulantit për kërkimet shkencore në gazetat prestigjioze Neë York Times apo CNN.
Taulant Muko shprehet se vendi dhe të rinjtë studentë kanë nevoje të udhëhiqen nag njerez me integritet dhe vlera akademike që arsimin e kane pasion. Nje kerkim i thjeshte ne Google mund të zbulojë më shumë për pedagoget që janpin leksione në universitete
“Ata që na prezantohen si profesorë mund të mos ta meritojnë atë pozicion prandaj vuan rinia që nuk gjen vend në treg. Studentët shqiptarë mund të kontrollojnë kopjo një pjesë të paragrafit dhe kontrollo cdo student ka të drejtë të kontrollojë pedagoget e tyre” -thote shkencetari shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH







