Denoncimi: Prej dy ditësh të bllokuar në Kakavijë, çmimet e karantinimit abuzuese
Një qytetare ka denoncuar në Ora News abuzimin sipas saj me çmimet e karantinimit pas kthimit nga Greqia.
Në një lidhje telefonike për Ora News, emigrantja e cila ishte kthyer nga Greqia thotë se prej dy ditësh është bllokuar në Kakavijë dhe nuk po merr asnjë përgjigje nga autoritetet.
“Jam një qytetare që vij nga Greqia. Jam me fëmijën tim këtu në kufirin doganor të Kakavjës. Ne pranojmë të karantinohemi, por çmimet janë abuzuese. Përderisa është vendosur 7 euro dita dhe pjesën tjetër tarifa e shtetit. Këtu na thonë 25 mijë lekë dita për person. Është e papërballueshme për ne. Plus që na vendosin në dhomë me persona të tjerë që nuk i njohim. Unë jam dhe me një fëmijë të vogël 4 vjec dhe kemi dy ditë që nuk marrim përgjigje.
Kemi telefonuar policinë e shtetit, por na kanë thënë që këto janë rregullat. Dakord i pranojmë rregullat, por cmimet janë abuzuese.”