Denoncimi: Qëllohet me breshëri plumbash gjurmëlënës në autostradë, policia e di por nuk afrohet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dëguar nga një qytetari i cili thotë se në orën 23:50 nga një makinë në rrugën që lidh Rrogozhinën dhe Peqinin u qëllua me armë automatik me fishek gjurmëlënës.
Mesazh dërguesi thotë se në Rrogozhinë çdo natë dëgjohen të shtëna me armë dhe se policia parkon gjithmonë në qendër të qytetit dhe e kanë dijeni kush janë këto persona por nuk kanë guxim të afrohen.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Bresheri me plumba gjurmelenes ne autostrade, narkopolicia darkon me bosset e droges!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor Mirmbrema, po t e shkruaj per arsyjen sepse tani ne oren 23:50 nje makine e ndaluar ne autostraden qe lidh rrogozhinen dhe peqinin pa pasur frik askend ndaluan dhe zbriten duke qelluar me arme automatik me fisheke gjurmelenes ndricuan qiellin nga drita qe lane plumat. Ne Rrogozhine cdo nate degjohen te shtena armesh. Por policia parkon gjithmone ne qender te qytetit dhe e dijne kush jane keto persona po skan guximin ti afrohen .
JU lutem anonim
KOHA JONË SONDAZH

