Denoncimi/ “Shefi i Krimit në Korçë mik i Shullazit, kush është deputeti i PS që e ndihmon”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e saj të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon faktin se shefi i Krimeve në Korçë është ortak i Emiljano Shullazit.

Ditën e djeshme në Kapshticë u kap një autobus, që thuhet se është në pronësi të efektivit Edmond Çela (Shefi i Krimeve) brenda të cilit ishin fshehur 2 kg heroinë. Në denoncimin e qytetarit thuhet se Çela ka në Ky pronësi edhe disa autobusë të tjerë, ndërsa shton se ky i fundit është përfshirë në trafik droge dhe qeniesh njerëzore.

Mes të tjerash denoncuesi i shkruan Berishës se Çela bashkëpunon me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban.

Swiss Digital Desktop Reklama

MESAZHI I BERISHËS
Kjo eshte Narkopolicia qe duam!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i krimeve ne Korçe ortak i Milit te Partise, trafikant heroine!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
“Pershendetje dr shefi i policise hetimore te kapshtices ortaku i shullazit ju kap autobuzi ne kapshtice me 2 kile eroine dhe shum e late”
“Pershendetje doktor ! Sot ne Kapshtice nga pala greke eshte kapur nje autobuz i linjes Shqiperi-Greqi, i cili transportonte Heroine. Ky autobuz dhe disa autobuze te tjere jane defakto ne pronesi te Shefit te Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Kufirit Korce Edmond Cela. Kete gje e di nje Korce e tere dhe vetem strukturat e shtetit nuk dine gje. Pra qe ky person ka kete pasuri dhe mban kete post prej shume vitesh, duke bere trafik droge dhe qeniesh njerezore vite me pare. Ky bashkepunon dhe me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili e mbron per te mos e hequr nga vendi i punes qe mban kundrejt aferave te pista qe bejne bashke. Kjo pra na paska qene “Policia qe Duam”…..”
“Pershendetje z Berisha Edmont cela nje shoku I ngushte I shullazit ju kap autobuzi ne dogane me 2 kile eroine”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?