Denoncimi, Shehu: Memaliaj në errësirë të plotë
Deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social facebook, se Memaliaj është në errësirë të plotë. Shehu thotë se dy njësitë, Buzi e Luftinja me rreth 30 fshatra e 5000 banorë, prej 3-4 ditësh është pa energji elektrike.
”Çmimet e energjsë rriten, dënimet edhe për mos pagesat me minimale ashpërsohen, cilësia e shërbimit të ofruat shkatërrohet. Arrogancë e pa përgjegjshmëri ekstreme kjo ndaj popullësise. Pa dyshim edhe korrupsion galopant. Deri kur do të vazhdohet keshtu?!”,-shkruan deputeti i PD-së.
Statusi i plotë
Nje pjese e Memaliajt prej disa ditesh pothuajse ne erresire te plote! Nga takimet qe kisha sot aty me rezulton se dy njesi, Buzi e Luftinja me reth 30 fshatra e 5000 banore, prej 3-4 ditesh jane pothuaj krejt pa energji elektrike. Megjithe ankesat e bera askush nuk impenjohet ne zgjidhjen e kesaj gjendje skandaloze. Ndersa cmimet e energjse riten, denimet edhe per mos pagesat me minimale ashpersohen, cilesia e sherbimit te ofruat shkaterrohet. Arrogance e pa pergjegjshmeri ekstreme kjo ndaj popullesise. Pa dyshim edhe korrupsion galopant. Deri kur do te vazhdohet keshtu?!
KOHA JONË SONDAZH

