Denoncimi te Berisha: BastArena e Olsi Ramës “pushton” edhe Kosovën

Në një kohë që kryeministri Edi rama ‘bërtet’ me të madhe se do tu japë fund kompanive të basteve në vend, BastArena e Olsi Ramës përveçse në Shqipëri, ka hapur sallone edhe në Kosovë.

Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rrjetit social facebook.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Bastarena e vëlla Olsit pushton edhe Prishtinën!

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor, jam nje qytetar nga Prishtina.

Edi Rama po krenohet se kinse do i mbyll bastet ne Republiken e Shqiperise, mirepo ne Kosove, posaqerisht ne Prishtine vecse kane fillu me lulezu bastet kompanise se vella Olsit.

Kjo eshte pika qe sapo e ka hap mu ne qender te Prishtines, shume prane menzes se studenteve.

Kjo eshte reklama gjigante e bixhozgjiut Rama e cila po infekton popullin e kosoves, respektivisht qytetaret e Prishtines!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?