Denoncimi te Berisha: Përplasje me armë në Sarandë, narkopolicia nuk ndërhyn

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një denoncim të mbërritur në adresën e postës së tij elektronike, ku një qytetar nga Saranda njofton një përplasje me armë të ndodhur në këtë qytet, ku mësohet se policia nuk ka ndërhyrë me argumentin se ata që janë përfshirë në këtë konflikt të armatosur janë të lidhur me policinë.

“Përplasje me armë në Sarandë, narkopolicia nuk ndërhyn: Janë tanët! sb

Përshëndetje doktor! Në Sarandë sapo ndodhi një sherr, i cili përfundoi në përdorimin e armëve, policia erdhi dhe nuk i bëri asgjë agresorëve, të cilët ishin të armatosur me një smart të bardhë me targa greke, sherri ndodhi në lagjen nr. 3, rruga “Lefter Talo”, siguria është zero, zoti të na rruaj! Anonim të lutem”, thuhet në denoncimin e bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP