Denoncimi te Berisha/ Qytetari ngre alarmin: Në një fasoneri në Tiranë është infektuar një punonjëse me COVID -19

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili shkruan se në Shkozë është konfirmuar një rast me COVID 19.

Sipas qytetarit pacientja është punonjëse në një fasoneri me emrin Cofra dhe dyshohet se mund të ketë infektuar disa pesona.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha

Njofton per raste me covid19 ne Shkoze!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor! Sapo doli nje rast i dyshuar me COVID 19, pacientja ndodhet ne qendren shendetesore Shkoze e cila eshte punonjese ne nje nga ndermarrjet fasoneri italiane me emrin Cofra. Besoj se ne ate ndermarrje duhet te kete nje numer te madh te infektuarish. Ky lajm eshte i ketyre momenteve qe po ju njoftoj! Me respekte!

SHKARKO APP