Denoncimi te Berisha: Rama ndëshkoi policët që kontrolluan Tahirin, ngriti në detyrë policët që blenë vota
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar ndëshkimin që i është bërë 35 oficerëve të Policisë që kontrolluan në sistemin TIMS hyrje-daljet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në kohën kur ky ishte në krye të detyrës.
Hyrje-dalje që vërtetuan lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët dhe për të cilët sot është përpara drejtësisë.
Ndërkohë që po ngrihen në detyrë oficerët e policisë të përfshirë në shit-blerje votash për llogari të Ramës.
“Ne narkoshtet shteti ligjor eshte zevendesuar me vullnetin e mafies!
Miq, ne shtetin e mafies se droges ndeshkohen 35 oficere policie sepse guxuan te kontrollojne ne TIMS hyrje- daljet e Saimir Trafikut por ngrihen ne pergjegjesi te gjithe oficeret e policise te angazhuar dhe te diktuar me regjistrime ne blerjen e votave. Ky eshte natkoshteti i Edvin Kristaq Droges. sb
Pershendetje Doktor.Para dy vjetesh 35 punonjes policie u ndeshkuan me masa disiplinore vetem se kishin kontrolluar ne sistemin per hyrje daljet e Saimir Tahirit dhe babait te tij Sot ne pergjime dalin punonjesit e policise duke vjedhur vota dhe asnje mase nuk merret ndaj tyre. Kjo eshte policia e Edi Droges.”, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

