Denoncimi tronditës/ Flet gruaja që thirri “Rama ik” para Kuvendit: Më shoqëruan në komisariat dhe më dhunuan, e kam trupin plot hematoma

Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, teksa kryeministri Edi Rama po fliste për gazetarët, disa të bërtítura nisën të dëgjohen nga jashtë Kuvendit. Ishte pikërisht një grua që shprehte mospëlqimin e saj për kryeministrin duke thënë: “Rama ik, o hajdut, o kríminel, o drogaxhi”.

Por Rama nuk e ndërpreu në asnjë moment fjalën e tij para gazetarëve, ndërsa ndërhyri menjëherë Garda për ta larguar nga ambientet jashtë Kuvendit. Ndërsa kryeministri vijoi të deklaronte me qetësi për mediat se i kishte mbetur pa përgjigje pyetja se çfarë borxhi i kanë më shqiptarët Ilir Metës.

Gruaja e cila u shoqërua për në komisariat mësohet se quhet Violeta Gecaj, e cila në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin FaxNeës, ka deklaruar të dhëna tronditëse mbi keqtrajtimin e saj nga uioformat blu.

Sipas saj policët e kanë dhunuar duke i lënë shenja në trup. Në momentin që ajo ka dashur t’i denoncojë, komisariati nr. 1 në Tiranë nuk e ka pranuar deponimin e saj, si dhe ka penguar mjekësinë ligjore të bëjë punën e saj për zbardhjen e ngjarjes.

“Janë jashtë çdo lloj rregulli jashtë çdo lloj profesionalizmi. I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit. Unë protestova për hallet e mia ekonomike, jemi të papunë, jemi të pa strehë, kam qiranë pa paguar dhe mund të më nxjerrë pronari jashtë. Kam një fëmijë të aksidentuar të cilin më duhet ta operoj. Kam shkruar në portalin e bashkëqeverisjes, kam shkuar te zyra e punës, por askush nuk më jep zgjidhje. Pse duhet të shoqërohesh dhe të dhunohesh kur po flet dhe proteston për hallet e tua ekonomike.

Në komisariatin numër 1 nuk më marrin dëshminë për dhunën që kanë ushtruar policët e shtetit. Pse unë thashë Rama ik më kanë marrë dhe më kanë tërhequr z varrë, gjithë Tirana e ka parë këtë”. tha Gecaj.

SHKARKO APP