Denoncoi burrin se e mbante të izoluar, gruaja tërheq akuzat: S’kam qenë mirë nga trutë e kokës

Bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili u arrestua nga policia nën akuzën se kishte dhunuar dhe mbajtur të izoluar nënën e 4 fëmijëve të tij, ka tërhequr akuzat ndaj tij.

Në një deklaratë për gazetarët është shprehur se nuk është dhunuar nga 34-vjeçari dhe se kamerat e sigurisë i kishte vendosur vetë.

E pyetur përse denoncoi të shoqin është shprehur se: “Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës”.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Nuk kam asnjë lloj pretendimi, thjesht një zënkë e vogël

Ju ka dhunuar bashkëshorti?

Jo absolutisht

Kështu jeni shprehur para policisë?

Nuk ka asnjë lloj dhune. S’është jeta fushë me lule, kamerat i kam vendosur vetë. Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës.

Pse ua theu vëllai telefonin para pak kohe?

E theva vetë telefonin. Për qejf, se më do qejf

A e ke tradhtuar bashkëshortin?

Jo, jam shumë e sigurt.

SHKARKO APP