“Dentisti” italian i përfshirë në luftën mes familjeve mafioze napoletane

Ferdinando Muollo, italiani pasuritë e të cilit u sekuestruan sot në Durrës është pjesë e familjes mafioze kamorriste Muollo, e cila në vitet 2002-2003 u bë protagoniste i disa atentateve të përgjakshme.

Ai njihet me nofkën “Dentisti”.

Konfliktet mes familjeve mafioze Ridosso e Muollo për kontroll territori në zhvatjen e sipërmarrjeve e në zotërimin e bizneseve të lojrave të fatit shkaktuan 2 viktima e një tentativë vrasjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga viktimat ishte Luigi Muollo, kushëriri i parë i italianit të arrestuar në Durrës, e i ekzekutuar më 9 shtator 2003.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ferdianndo Muollo akuzohet si urdhëruesi i vrasjes së rivalit Salvatore Ridosso më 16 maj 2002.

Procesi gjyqësor kundër Ferdinando Muollo nisi më prill të 2016 e vuri nën hetim dhe 13 persona të tjerë.

Me vendim të marrë në maj të 2017, Ferdianndo Muollo u dënua me 8 vjet heqje lirie e u dhanë gjithsej 64 vite burg për 5 personat e përfshirë në këtë luftë mafioze.

Më 29 tetor, Gjykata e Durrësit ka miratuar vënien nën sekuestro preventive të pasurive që në total përllogariten në përllogaritet 750 000 euro.

Kush është mafiozi italian i Comorras që në Shqipëri u bë biznesmen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?