”Dentisti” shqiptar i ISIS, dënohet me 22 vite burg

Një gjykatë në New York ka dënuar me 22 vjet heqje lirie, një shqiptar me vendbanim në Bronx, i cili synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist të Shtetit Islamik. Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

Gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, ndërsa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë, e quajti shqiptarin “Një bombë e kurdisur”.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?