Deputeti Erion Braçe: Do të kandidoj për kryebashkiak në Tiranë, por dua garë në PS!

Në politikën shqiptare, rrallë ndodh që një figurë brenda pushtetit të flasë kundër mënyrës se si funksionon vetë pushteti. Dhe kur kjo ndodh, zakonisht është një shenjë se diçka ka nisur të lëvizë nën sipërfaqe.

Kjo është pikërisht ajo që po sinjalizon deputeti dhe ish-zv/kryeministri, Erion Braçe.

Me një deklaratë të drejtpërdrejtë në Top Story, ai ka vendosur të thyejë një rregull të pashkruar të politikës shqiptare: atë të “lejes” për të folur kur synon të kandidojë pa leje nga lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk kam marrë leje askund dhe nuk do të marr,” – thotë ai, duke vendosur një vijë të qartë ndarëse mes bindjes personale dhe disiplinës së imponuar partiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Braçe refuzon edhe etiketimet që, sipas tij, e relativizojnë rolin e tij. Nuk pranon të quhet “senator i PS-së”, por thekson diçka thelbësore: ai është deputet i zgjedhur, jo i emëruar.

Ai rikthen në vëmendje një parim që shpesh harrohet: deputeti i përgjigjet qytetarëve, jo vetëm partisë.

Në këtë pikë, mesazhi shkon edhe drejt kryeministrit Edi Rama, por pa u artikuluar si përplasje direkte. Braçe thotë se Rama e ka pranuar këtë qëndrim, por në të njëjtën kohë e bën të qartë se autonomia e tij nuk varet nga miratimi i askujt, pra edhe nga kryeministri.

Pika më e fortë e deklaratës së tij është kritika ndaj mënyrës se si funksionon sot partia.

“Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten njoftime.” Ai thotë se Ogerta Manastirliu u njoftua por nuk u zgjodh nga PS.

Braçe insiston se nuk mund të ketë PS nëse nuk ka garë. I pyetur se si i ke marrëdhëniet me Edi Ramës, deputeti tha se e kam përballë për shumë gjëra!

Një parti që nuk debaton, që nuk prodhon mendim të brendshëm, që nuk përfshin bazën në vendimmarrje, rrezikon të kthehet në një strukturë administrative, jo në një organizëm politik.

Dhe në këtë pikë, Braçe nuk flet vetëm për një problem organizativ, por për një rrezik ekzistencial.

Sepse, siç paralajmëron ai, mund të vijë një ditë kur në atë mur të vendoset “njoftimi i fundit” i partisë.

Ndryshe nga shumë deklarata politike që lindin në studio televizive, kjo – sipas Braçes – ka lindur në terren. Në Asamblenë e Njësisë 5 në Tiranë, ku ai ka përgjegjësi direkte.

Ai përshkruan një realitet që rrallë dëgjohet publikisht: një sallë plot njerëz që duan të flasin, të shprehin shqetësime dhe të dëgjohen.

“Jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë.”

Kjo fjali përmban një filozofi të tërë politike: përmbysjen e modelit tradicional, ku lideri flet dhe baza dëgjon.

Erion Braçe thotë se dua të ketë garë, votim në PS për emrin e kandidatit. Dhe la të kuptohet se nëse nuk do të ketë ai do të kandidojë si kryebashkiak.

Me tej Braçe shtoi se është kundër kullave në Tiranë. Por në fund të bisedës në Top Story deputeti socialist tha se në Lushnje ka dhelpra, duke aluduar për një drejtuese politike që mbulon qarkun.

Thelbi i asaj që deputeti tha në krejt Top Story ishte se ai nuk tërhiqet nga gara brenda PS për kandidat për kryebashkiak në Tiranë, por anashkaloi pyetjen që nëse Rama nuk e lejon garën, çfarë do të bëjë Braçe.

Në kohën që Erion Braçe fliste te Grida Duma, kandidatja e shpallur prej kryeministrit, Ogerta Manastirliu po takonte strukturat e PS në kryeqytet, shoqeruar nga ministra e deputetë të PS!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?