Deputetë që pranojnë mandatin, Vasili: Në kopshtin zoologjik të Ramës u shtuan edhe ca gjallesa

Katër deputetë të LSI-së morën sot mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend. Por a do i përjashtojë LSI-ja nga partia këta katër deputetë?

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i quajti ata si gjallesa elektoral.

“Unë muhabet gjallesash elektorale nuk kam ndërmend që të bëj, nuk kanë lidhje me LSI-në. Në momentin që po shprehem kështu kam thënë gjithcka. Në kopshtin zoologjik të Edi Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera”, u shpreh Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Ylli Shehut, Aurora Marës, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit, të 4 kandidat nga lista shumëemrore e LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 5 votat e anëtarëve të KQZ u vendos që Edmond Haxhinasto në Elbasan të zëvendësohet në parlament nga Enver Roshi, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari në Tiranë nga Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi dhe Përparim Spahiu në qarkun e Dibrës nga Aurora Mara.

Më herët, deputeti tjetër i LSI, Lefter Koka, nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?