Deputetet Albana Vokshi dhe Silvi Caka, çmim për të drejtat e grave

 

Womens Democracy Network, (WDN), vlerëson dy deputete dhe një gazetare

Womens Democracy Network’ (wDN), organizatë ndërkombëtare me qendër në Washington DC, i dorëzoi çmimet dy deputeteve Albana Vokshi , Silva Caka si dhe kryeredaktores së Balkanweb, Danjela (Bonollari) Agushi për rolin e tyre publik në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe luftës kundër dhunës ndaj grave.

Këto çmime ndërkombëtare me motivacion për kontributin e shkëlqyer parlamentar dhe social të kryetares së komisionit të Cështjeve sociale Albana Vokshi dhe deputetes së LSI, Silva Caka është bazuar në kriteret e monitorimit të rreptë sasior dhe cilësor të punës në komisione parlamentare, seanca dhe nisma të ndryshme në terren për kauzat e të drejtave të grave dhe specifikisht masave kundër dhunës me bazë gjinore. Në ceremoninë e rastit ku merrnin pjesë gra të profesioneve të ndryshme , deputete, politikane me kontribute të veçanta në mbrojtjen e të drejtave të grave, kryetarja e zyrës në Shqipëri, Blerta Balilaj tha se këto cmime dhe motivojnë të gjitha gratë që të punojnë së bashku me politikën, mediat dhe shoqërinë civile që të rritet statusi i gruas shqiptare dhe ajo të mos cenohet në asnjë të drejtë të saj në jetën familjare dhe profesionale.

Zonja Albana Vokshi tha se do të vazhdojë betejën e saj bashkë me koleget palëve të tjera politike të arrijnë në përfaqësimin e grave 50 me 50 % dhe në zgjedhjet politike, në mënyrë që Parlamenti të bëjë edhe më shumë ligje në favor të grave dhe promovimit të tyre në çdo fushë. Viti 2016 tha ajo do të jetë viti i sfidave të mëdha për të rrëzuar muret e rezistencës ndaj zbatimit të të drejtave të grave, promovimit të tyre në çdo fushë dhe luftës kundër dhunës ndaj grave. Albana Vokshi u shpreh se ky çmim shkon për të gjitha gratë e Kuvendit, pavarësisht përkatësive partiake. “Falenderoj Women Democracy Network ne Washington WDN, për Çmimin me të cilin më nderoi dje për kontribute në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Shqipëri. Vlerësimi i ËDN shkon për të gjitha gratë, kolege të mia në Kuvend pavarësisht përkatësive partiake, dhe çdo gruaje shqiptare që me kontribute qoftë dhe më modeste ngre një shoqëri më të mirë, pa dhunë dhe me shpresë”,- u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

 

 

Deputetja Silva Caka tha se mbrojtja e të drejtave të grave është kauzë e të gjitha deputeteve dhe viti i ardhshëm do të jetë edhe më intensiv për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ajo tha se lufta kundër dhunës duhet të jetë prioritet jo vetëm i punës në Parlament, por dhe i çdo institucioni, medias dhe shoqërisë civile.

 

SHKARKO APP