Deputetët e BDI-së nuk i do njeri në Kumanovë

 

Deputetët e BDI-së nga zona e Kumanovës, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili dhe Kaltrina Azizi,  janë larguar sot nga popullata kumanovare, pasi ata kishin shkuar t’i vizitojnë në “Lagjen e Trimave”.

Popullata u ka thënë deputetëve se ata janë të padëshiruar në Kumanovë dhe në “Lagjen e Trimave”, ku 3 ditë më parë ndodhi një kaos i vërtetë i armatosur.

Në këtë rast nuk kanë munguar as fyerjet ndaj deputetëve të BDI-së së Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve. 

SHKARKO APP