Deputetët e Berishës morën pjesë në komisione, nënkryetari i Bashës: Natën përfitojnë grante nga Rama, ditën përmbysin karriget

Kaosi i nisur më 6 nëntor për të mos lejuar normalitetin duke bllokuar komisionet dhe seancat plenare, duket se është harruar nga jo pak deputetë e Sali Berishës. Kalimi i mbledhjeve të Komisioneve online u cilësua e paligjshme nga demokratët, që shpjeguan se kjo procedurë mund të aplikohej vetëm në raste emergjencash apo situatash të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike së vulës, Kreshnik Çollaku ironizon pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në këto komisione, teksa shprehet se hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesve, mesa duket ia ka këputur gjunjët ndonjë Aksionisti të opozitës.

Më tej ai shton se nuk bëhet dot opozitë kur natën përfiton grante nga qeveria me SMS të kryeministrit Edi Rama dhe ditën përmbys karrige me SMS të ish-kryeministrit Berisha.

SHKARKO APP