Deputetët e LSI kundër masave shtrenguese të PS në biznes

 

Nuk kanë duruar dhe më në fund LSI ka dalë hapur kundër masave shkatërruese ndaj bizneseve. Deputetët e LSI-së janë shprehur kundër rritjes së masave penalizuese për bizneset. Në replikë Braçe është shprehur se masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat

Gjovalin Kadeli: “Jemi kundër rritjes së masave penalizuese për bizneset. Keni shtrënguar masat për çdo gjë, kjo nuk është positive. Me gjithë këto masa do t’i merni frymën biznesit. Kështu si po veproni do të përkeqësoni më shumë situatën. Masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat”

Braçe: Masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat

Nga ana tjetër deputeti i LSI Përparim Spahiu kërkoi të hiqet neni 6 nga ligji i cili parashikon që klienti të mos paguaje kur nuk i japin kupon.

Ka mjaftueshëm penalitete për të luftuar informalitetin. Ku e gjeni të drejtën për të vendosur në ligj nje nen të tillë” u shpreh ai.

Për Zv.ministren e Financave neni është “i nevojshëm për të rritur ndërgjegjësimin”

Kundër këtij neni është shprehur dhe ministri i Financave, Ridvan Bode: “Si mund ta vendosim me ligj që klienti të mos paguajë?” tha ai.

Në emër të PD-së, deputeti  Igli Cara propozoi lehtësira për biznesin:

“Biznesi me xhiro deri në 8 mln lekë t’i jepet e  drejta për vetëdeklarim, t’i lihet kohë deri më 31 dhjetor për të vetëdeklaruar mallrat pa faturë.  T’i japet kohë biznesit që të vetëdeklarojë që të mos penalizohet”.

Nga ana tjetër, Kadeli shtoi se gjoba 100 milionë lekë është shumë e lartë për një biznes.

SHKARKO APP