Deputetët e PD dhe LSI u bashkohen artistëve. Duma: Turp që s’e kemi zgjidhur këtë problem

Disa deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së kanë qenë të pranishëm sot pasdite në Tiranë në takimin e organizuar nga artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Artistët i kishin ftuar të gjithë deputetet në pasditen e së hënës orën 19:00 në sallën “Molier”.

Gjatë dëgjesës foli kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj, ndërkohë që deputeti demokrat Dashamir Shehi u pa të takohej me aktorin Robert Ndrenika.

Çeloaliaj tha se qëllimi i vetëm i ftesave për deputetët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, është debati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një qytetar i pranishëm në këtë event, që u prezantua si Martin Gjonaj deklaroi: “Unë jam në mbrojtje të Teatrit Kombëtar që nga fillimi, politikanët në daç të vijnë në daç jo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktori Robert Ndrenika i ka ngritur në këmbë deputetë e qytetarë kur mori fjalën dhe deklaroi: “Më e shenjta nga të gjitha, është toka këtu”.

“Kur isha drejtor teatri më thanë të privatizoja tokën, si u bënka kjo. S’mund tua lëmë 3-4 biznesmenëve, ndaj do e mbrojmë teatrin, se është toka e komunitetit tonë”, tha Ndrenika.

Fjalën e mori edhe deputetja Grida Duma e cila tha se:

“Elita e shqiptarëve e ka këtu peshën. Të na vijë turp që s’e kemi zgjidhur këtë problem”.

“Ju keni absolutisht të drejtë”, iu drejtua Duma artistëve. “Teatri Kombëtar është një tempull shtetëror. Artistët mund të japin mesazhin shpirtëror se çfarë i duhet popullit, dhe jo se çfarë do populli”, vijoi ajo.
gsg
Sakaq, kolegu i saj demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se “Interesi ynë është t’iu mbështesim ju që të thyejmë arrogancën”.

“Ne kemi ardhur sepse ka vërtet një sensibiliteti publik çështja e identiteti të këtij vendi. Teatri është një nga çështjet e interesit publik. Qëndrimi ynë është ky, i thjeshtë, i qartë, shqip, shkurt dhe saktë: Interesi ynë për të mbështetur këtë lloj lëvizje, është që t’i jepet fund arrogancës. Ne nuk e kemi problemin tek metrat katrorë, apo çështja e statusit, ndaj arrogancës së pushtetit nuk ka gjë që të mos thyhet”, tha Alibeaj.
dsgs
Ndërsa deputet i LSI, Luan Rama, tha jo me pak ironi përballë deputetëve të PD dhe LSI të pranishëm në sallë:

“Asnjëherë s’kam parë kaq deputetë në një shfaqje teatri. Kur kam qenë ministër kulture, qeveria dha një grant 5 milionë lekë dhe janë vjedhur. Jemi këtu si qytetarë për të mbrojtur pronën tonë. Teatrin Kombëtar duhet ta ndërtojë shteti”, tha deputeti i LSI Luan Rama.

Në fund të takimit u zhvilluar edhe firmosja e një peticioni për kthimin e Teatrit Kombëtar në monument kulture.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?