Deputetët e PD dhunojne 3 police bashkiake

Protesta e Partisë Demokratike kundër këndit të lojërave të fëmijëve te parku i Liqenit është shoqëruar me me dhunë. 

Nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se në spital kane përfunduar policet me inicialet D.K, 24 vjeçe, S.A, 25 vjeçe dhe L.S 24 vjeçe. Pas ekzaminimeve të para të mjekëve është konstatuar se efektivja D.K ka pësuar dëmtime të rënda fizike, duke nxjerrë krahun. Gjithashtu edhe efektivja tjetër L.S ka dëmtuar rëndë klavikulën që lidh në pjesën e sipërme të krahut me qafën. Kjo ka bërë të nevojshme që ato t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor intensiv. Po ashtu edhe policja e bashkiake me inicialet S.A ka marrë goditje në kokë, duke i shkaktuar hematoma që kanë kërkuar gjithashtu trajtim mjekësor nga stafi i spitalit ushtarak.

SHKARKO APP