Deputetët e PD në asnjë grup, Harxhi ka një mesazh për ta

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka një mesazh për të gjithë deputetët që nuk janë bërë pjesë e asnjë grupimi në PD. Për të ngërçi qëndron në faktin se një pjesë e tyre janë zgjedhur nga vendimmarrja e Bashës, ndërsa u apeloi që secili prej tyre të tejkalojë individin dhe të bashkohen me grupin, pasi po humbasin momentin për të vazhduar së qeni politikanë.

”Shoh disa miq të mi që nuk janë bërë pjesë e Rithemelimit, kam frikë se po humbasin momentin për të vazhduar së qeni politikanë. Ftesat janë bërë disa herë dhe dera është e hapur për këdo.

Këta njerëz kanë humbur pak kontaktin me bazën mendoj që nuk është vonë për asnjërin prej tyre për t’u bërë pjesë. Kam frikë se një pjesë e tyre është zgjedhur në atë pozicion nga vendimmarrja e Bashës dhe këtu shoh ngërçin e tyre.

Secili prej nesh duhet të shohë përtej individit dhe sa e rëndësishme është partia. Ky grup individësh nuk e shoh që duhet të dalin përtej individit. Jemi në një kohë kur PD është më demokratike në letër, dhe në Ballkan me të gjitha arritjet që ka pasur sa i takon statutit”.

SHKARKO APP