Deputetët e PD: Romët kërkojnë ndihmë, reshjet u kanë shkatërruar gjithçka

 

Gjendja pas reshjeve të fundit në vendin tonë, ka shkaktuar mjaft bëme materiale. Komuniteti rom, është ai që preket i pari nga këto fatkeqësitë natyrore, për faktin se shtëpitë e tyre janë të ngritura në forma çadrash dhe lehtësisht mund të preken kur lumi del nga shtrati. Në ndihmë të këtyre familjeve, Deputetët e Partisë Demokratike, Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku vizituan në ditën e sotme, familjet pranë bregut të Lumit në Njësinë nr 4.

Deputetët apeluan për ndihmë ndaj këtyre banorëve, pasi kanë humbur shumë nga vërshimi i ujit, jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa energji, pa ushqime dhe në nevojë urgjente për strehim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto familje jetojnë në kushte të vështira të strehimit dhe shkurtimi i fondeve për strehimin është një goditje e madhe për to. Kërkohet një ndërhyrje emergjente e qeverisë për të mbështetur këto familje por edhe për zhdëmtim për dëmet e përmbytjes së dy ditëve me parë. Janë pa drita”, është shprehur deputeti Tafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kushtet e një papunësie të thellë, komuniteti i banorëve ka kërkuar ndërhyrje nga qeveria, për normalizimin e jetës së tyre, ndërsa kanë denoncuar dhe strukturat e OSHEE-së që në këto kushte u kanë ndërprerë energjinë e madje shumë prej tyre kanë përfunduar në qeli.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?