Deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ligjeve: Kemi frikë të punojmë

Deputetët demokratë kanë braktisur punën në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Metës.

Në debatin e zbardhur nga “Panorama”, deputetët demokratë thonë se kanë frikë të punojnë, pasi aty lëviz Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylykbashi: Sot kemi porosinë për të vrarë dy deputetë janë kolegë të këtij komisioni. Porosia është bërë nga kreu i kuvendit. Është kërkuar zyrtarisht nga PD mocion për shkarkimin e kreut të kuvendit. Prokuroria ka nisur hetimin për këto akuza. Një gjë kaq e rëndë nuk mund të hetohet kurrë nëse ilir meta vazhdon të jetë numri dy i shtetit. Kjo mbedhje nuk mund të vazhdojë të trajtojë ceshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Xhafaj: Po kërkoni të devijoni procedurën parlamentare. Akuzën po e shqyrton prokuroria. Në rastin më të keq iu po i ushtroni presion prokurorisë. Po flisni për nje gjë hipotetike ndërkohë që keni 4 të vrarë në bulevard.

Ristani: Ju bej thirrje ta marrim seriozisht këtë problematikë. Jemi me frikë të vijmë në këtë godinë. Dy kolegë të ketij komisioni tentuan të vriten nga kryetari i Kuvendit. Ai po lëviz i lire në këto korridore.

Braho: Kush iu ka thene ju qe Meta do vriste dy deputetë?

Ristani: Koleget tane te ketij komisioni qe akuzojne Meten se ka dashur ti vrase. Ne nuk jemi ne gjendje te punojme ne komision dhe kemi frike se ne korridoret e ketij parlamenti shetisin vrasës.

Braho: Kush ua ka thene?

Ristani: E ka thene Tom Doshi

Halimi: 2 deputete te këtij komisioni kane dashur te vriten. Nuk mund te mbyllim syte ne kete mes

Xhafaj: Më thuaj cfare te bej une

Halimi:Duhet mbajtur qendrim. Te flasim per krimet qe kane ndodhur para 100 vjetesh (ne rend dite eshte ligji i dosjeve) kur ne kemi krimin ketu.

Ristani: Nëse Meta ka urdhëruar vrasjen e deputetëve është e frikshme të punosh këtu

Ristani: Kjo që po themi ne është per të mirën tuaj se mund ta hani ju nesër.

Silva Caka: Akuzat nuk mund të vërtetohen në Komisionin e Ligjeve. Berisha tha në Shkodër se Tom Doshi ishte kryetrafikant ndërsa Berisha Junior tha se Doshi mori diplomën e shkollës së lartë pa mbaruar shkollën e mesme. Problemi juaj me prokurorinë është se nuk i thoni dot Llallës lavire bulevardi sic i thatë Ina Ramës

Strazimiri: Tom Doshi kushdo që është nuk e meriton ti vihet tritoli dhe të vritet nga kryetari i kuvendit

Silva Caka: E ke vertetuar ti këtë?

Strazimiri: Tom Doshi di ca gjëra për 21 janarin. Nëse doni të zbardhni gje per 21 janarin duhet ta mbroni këtu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?