Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë në SHBA, zbulohet qëllimi i vizitës

Disa deputetë të Parlamentit shqiptar, zhvilluan një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendez dhe Senatorit Marco Rubio në Samitin e Parë të IPAC, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, si dhe deputetët e opozitës, Fatmir Mediu, Dhurata Çupi dhe Nusret Avdulla, zhvilluan një vizitë në Washington DC.

“Së bashku me kolegë të kuvendit të dhe parlamentarë nga 30 vende të botës biseduam lidhur me: Sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Mirënjohje për SHBA dhe NATO lidhur me mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndajvendit tonë”, thekson Gjylameti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?