Deputetët e PS shkelën vendimin për maskat, Rama: Policia kontrollin ta nisë nga Parlamenti

“Policia kontrollin ta nisë nga Parlamenti i Shqipërisë”, kështu u shpreh  kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi  platformën “Deputeti që duam”, në një kohë kur në vend ka hyrë në fuqi rregulli i ri antiCovid, ai i mbajtjes së maskës jo vetëm brenda ambienteve të mbyllura.

”S’duhet ta vëmë këtë maskën me idenë se do marrim gjobë. I kam kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë fillojë Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qendrore. Teorikisht duhet të jetë e vështirë. Nuk është e mundur që policia të më ndalojë makinën mua e të më shoh nëse e kam mbajtur apo jo maskën. Unë sot e kam mbajtur maskën. Gjermania sot mesa pashë e vuri në mjediset publike. Para disa ditësh s’pashë maskë asgjëkundi jashtë. Ndërkohë që brenda po. Në Austri as brenda as jashtë. Të gjithë po e mbajnë tani. Se pashë nëpër media, qytetarët që thoshin që; “kemi frikë nga gjoba se maska kot është”. Po të ishte kot nuk do e vinte gjithë bota, se mirë diktatura gjakatare në Shqipëri po imponon maskën që t’u mbyllë gojën shpirtrave të lirë që të mos flasin”,- tha Rama.

https://arkiva.kohajone.com/deputetet-e-ps-te-pabindur-per-te-respektuar-vendimin-per-maskat/

SHKARKO APP