Deputetët e rinj të PD, Arbi Agalliu: Berisha i pashmangshëm

Një nga figurat e reja të PD-së që do të ulet në shtator në Kuvend si deputet, është Arbi Agalliu. “Si një individ që ka vendosur të ngrejë jetën e tij në Shqipëri, si një prind i dy fëmijëve, padyshim që më nxit për të bërë aq sa mundem aq sa mund në këtë sistem për të kthyer shpresën”, shprehet Agalliu.

Qasjen e PD-së ndaj të rinjve, Agalliu e sheh si pozitive e po ashtu cilëson dhe ndryshimet brenda partisë. ”Po të vësh re listat e PD-në në këto zgjedhje ka pasur një përzierje të personave me eksperiencë politike dhe individësh si unë, të rinj që nuk kanë qenë kurrë pjesë e politikës, por thjesht kanë kontribuar në mënyrë vullnetare brenda PD-së, Si çdo forcë politike ka uljet dhe ngritjet e saj. Në fund të ditës, partia vetëm forcohet nga kjo. Gjithë procesi është shumë i rëndësishëm dhe për hapjen. Hapja dhe gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme për partinë”,-thotë për ”A2cnn”.

Kur pyetet për Sali Berishën, Agallia thotë se ardhmja nuk duhet shkruar duke harruar të shkuarën. “Partitë janë bërë për të bashkuar njerëzit e ideologjive të njëjta. Nëse nga partitë largojmë njerëz, atëherë humbasim nocionin e Partisë. Sali Berisha, është pjesë e historisë politike, duam ne s’duam ne. Ka kontribut të jashtëzakonshëm për PD”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?