Deputetet Felaj dhe Konomi, bashkëbisedim me gratë shqiptare sipërmarrëse në Greqi

Zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, së bashku me deputeten e PS-së Hatixhe Konomi zhvilluan një bashkëbisedim me gratë shqiptare sipërmarrëse në Greqi.

Felaj dhe Konomi përshëndetën dhe përgëzuan zonjat e pranishme për shembujt pozitivë që sjellin në diasporë dhe për rolin e tyre të rëndësishëm në ekonominë e vendeve, duke u ndalur veçanërisht në iniciativat që qeveria shqiptare jep në mbështetje të biznesit dhe investitorëve.

Bashkëbisedimi u dha mundësinë të pranishmëve të njihen me histori suksesi të grave shqiptare sipërmarrëse në Greqi dhe se si ky sukses është arritur me këmbëngulje, vizion dhe punë të palodhur, duke mos lënë aspak mënjanë familjen dhe çështjet e komunitetit.

SHKARKO APP