Deputetet gra kërkojnë më shumë përfaqësim në pushtetin lokal
Deputetet dhe shoqëria civile kërkojnë më shumë garë të drejtë për gratë në vendimmarrjen politike. Ato shprehen shqetësimin se në qytetet e vogla, fushatat elektorale për gratë janë më të vështira, për shkak të mungesë së fondeve.
Kur na ndajnë pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore dhe në kohën kur opozita kërkon zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, deputetet e Kuvendi kërkojnë nga forcat politike që në listat zgjedhore numri i grave të mos vihet në fund të listës, vetëm për të plotësuar kuotat.
Në një takim tryezë ku morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ato u shprehen se pjesmarrja e grave në pushtetin lokal përballet me shumë sfida, sidomos ato në qytetet e vogla.
Silva Caka: Unë e shoh të vështirë, të paktën në zona që nuk janë afër Tiranës, kandidimin e një gruaje përballë një burri, qoftë për çështje mentaliteti, qoftë për çështje parash.
Dhurata Çupi: Në zgjedhjet e ardhshme sigurisht të kemi më shumë kryetare gra. Të kemi respektimin 50% të zonjave.
Sekretarja e Ambasades Kanadeze u shpreh se vendimmarja e femrave sjell më shumë prosperitet, por në Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.
“Në pushtetin lokal, Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë përsa i përket pjesmarrjes së gruas në vendimmarjen politike”
Shoqëria civile bën thirrje që në fushatat elektorale të mos ketë vetëm monolog të kandidatëve për kryetarë të bashkive, por duhet të dëgjohet edhe zëri i këshilltarëve, në veçanti i grave.
KOHA JONË SONDAZH

