Deputetët jashtë kontrollit, shtyhet disiplinimi i tyre
Sekretari i Përgjithshëm të OSBE, z. Thomas Greminger, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, kërkoi zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve.
”Kohët e fundit, miratimi i Kodit të Sjelljes për deputetët tregoi një hap tjetër pozitiv të parlamentit që tregon që mori përgjegjësi për standardet e veta. Zbatimi i këtij Kodi, i cili bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare, do të forcojë llogaridhënien e parlamentit ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Greminger. Sekretari i Përgjithshëm të OSBE
Kodi i Sjelljes së Deputetëve, nuk do të zbatohet as për këtë sesion parlamentar. Teksa mbledhjet e seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare janë kthyer arenë konfrontimesh, zbatimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve është shtyrë edhe për tre muaj.
Për hartimin e këtij udhëzimi është ngarkuar Byroja e Kuvendit, e cila do të kujdeset për zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit. Kodi i Sjelljes së Deputetëve është tejet i saktë, detajuar dhe shterues në përcaktimet që disiplinojnë deputetët, udhëzimi i detajuar duket se është justifikimi i fundit për të shtyrë në kohë zbatimin e Kodit.
KOHA JONË SONDAZH

