Deputetët kërkojnë hetim për qumështin pluhur
Shqipëria importon rreth 1400 ton qumësht pluhur në vit dhe nga 2022, çdo litër do taksohet me 100 lekë. Qeveria pretendon që me këtë taksë të kufizojë përdorimin e tij.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për dyshime, madje për një produkt, sasia e të cilit shtohet nga viti në vit, por që nuk dihet se ku përdoret.
Kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka kërkuar të hetohet përdorimi i këtij qumështi.
Sipas shifrave të INSTAT 2020, në Shqipëri kishte 2.7 milionë krerë lopë e bagëti të imëta, ku 30% e prodhimit të tyre, konsumohet direkt nga familjet e shitet në treg.
KOHA JONË SONDAZH

