Deputetet Kryemadhi dhe Doda foto për Pashkët

Urimet për festat janë ato që bashkojnë në një zë politikanët, në vend, të cilët në këtë kohë të vështira politike janë gjithmonë dhe më të ndarë.

Sot në urimin për festën e Pashkëve, deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku shfaqet së bashku me deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Gëzuar Pashkët nga Katedralja e Shën Palit”, shkruan deputetja Doda. Ndonëse diskutimet e ditëve të fundit për ecurinë e koalicionit janë shtuar, dy deputetet e dy prej partive të koalicionit qeverisës shfaqen të qeshura pranë njëra-tjetrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?