Deputetët në debat për lekët: Shtyni mbledhjet që të merrni 20 mijë lekëshin

Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit vendosi që të mblidhet sërish më 29 mars për të diskutuar mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi një sërë çështjesh, mes tyre çështja e mandatit të ministres Olta Xhaçka dhe vota e emigrantëve.

Vendimi i Këshillit u kundërshtua nga anëtarët e opozitës, të cilët thanë se i kishin lexuar vendimet e Kushtetueses dhe kishin gati rekomandimet e tyre. “Thojeni që doni të bëni 3 mbledhje për një gjë që mund të vendoset për 5 minuta, për të marrë 20 mijë lekë shpërblim”, tha Gazment Bardhi. “Ne kemi ardhur të përgatitur, kush nuk është përgatitur të mbajë përgjegjësi personale”.

Socialistët vendosën caktimin e disa relatorëve për çështjet, duke u lënë 2 javë kohë për përgatitjen e raporteve. Gjykata Kushtetuese vendosi se Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën duke mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën. Heqja e mandatit u kërkua nga ana e PD-së, që e akuzon ministren e Jashtme se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?