Deputetët Ori Nebijaj dhe Petrit Doda, sot betohet në Kuvend

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u mblodh këtë të hënë. Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda ka marrë zyrtarish mandatin e deputetit. Në seancën plenare që do të mbahet pasdite, ata do të bëjnë edhe betimin.

“Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “ Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, z.Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj. Z. Petrit Doda dhe znj. Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit”,-njofton Kuvendi.

SHKARKO APP