Deputetët ”sherr” në inceneratorin e Fierit
Deputetët socialistë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët vizituan impiantin e Fierit këtë të martë. Pas tyre atje shkuan edhe deputetët demokratë të komisionit. Të dy palët kanë nisur të inspektojnë impiantin, për të cilin demokratët pretendojnë se bashkë me inceneratorin e Tiranës, janë dhënë me procedura korruptive, njëlloj si inceneratori i Elbasanit. Kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi disa javë më parë se janë duke kryer hetime edhe për këto dy inceneratorë.
Deputetja demokrate, Dhurata Çupi kërkoi që të merrte përgjigje për disa pyetje, si koha kur ka nisur kontrata. Ajo kërkoi të kontaktoi një nga përfaqësuesit e subjektit fitues të tenderit. “Koncesionari të paraqitet. Kush është administratori? Unë dua të bëj pyetje”, tha Çupi.
Deputeti socialist Arben Pëllumbi e kundërshtoi kolegen socialiste dhe tha se vizita duhet të shterojë pyetjet për çështjet teknike. “Qëllimi për të cilin kemi ardhur këtu është se ju pretendoi se këtu është bosh. Për letrat, i diskutuam paradite. Nuk është vendi këtu për të diskutuar për letrat, por për të parë nëse pajisjet janë funksionale apo jo. Për të parë nëse ky impiant do të prodhojë energji apo jo”, tha ai.