Deputetët votojnë pro, shpejtësia në autostrada deri në 130 km/orë

Me votat pro dh asnjë kundër, deputetët janë që shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare të vendoset deri në 130 km/orë. Ky vendim ishte një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demoktratike. Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.

Sipas deputetëve, por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore, autostradat në Shqipëri i kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie. Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës. Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70-vjeç.

Po ashtu u miratua edhe lejimi i mbajtjes së dy patentave. Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patent të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?