Deputeti Agron Shehaj: Parlamenti teatër, po hesht për faljen e Sazanit

Deputeti Agron Shehaj flet për investimin e përfolur në ishullin e Sazanit, ku shprehet se ndërsa mediat ndërkombëtare flasin për të, në parlament vazhdon teatri.

“Ky është një plan i mirëfilltë i përdorimit të parave dhe pasurive publike për të mbajtur me dhunë pushtetin politik. Ne kaluam nga pika e vogël që iu dha Gjiknurit dhe resorti i Xhaçkës, tek falja e Sazanit. Nuk besoj se ka rast me domethënës që tregon qartë se sa i vendosur dhe i paskrupull është kryeministri i Shqipërisë në qëllim e tij kryesor; mbajtjen e pushtetit me çdo mjet”,-u shpreh Agron Shehaj.

Në linjë me përpjekjen e tij për krijimin e një partie të re politike, deputeti e mbylli fjalimin me nota shprese. ”Situata mund të duket e pashpresë dhe ne fakt është shumë e vështirë. Por zgjidhja e vetme është një alternativë e vërtetë dhe e besueshme, që hap ekonominë dhe krijon mundësi për të gjithë. Është një rrugëtim i gjatë, por i mundur”.

SHKARKO APP